Nga Petrit Vargu
Për të nëntën herë në këto katër vite, fitova procesin gjyqësor kundër drejtuesve të mjekësisë së P.P.P-ve. Këtë rradhë, ishte humbësi Ilir Beqaj që e dërgoi çështjen në Apel megjithëse e kishte të qartë që çdo gërmë e imja e dhënë në media, ishte e faktuar me dokumentacionin përkatës.
Gjykata e Apelit, duke mos përfillur trysninë e pushtetit, e dha verdiktin e saj. Së shpejti fitore të reja spektakolare gjyqësore do të bëj, kundër të rivdekurve të rinj.
Të nderuar miq,
Rrënimi i shëndetësisë, që ndodh ditë për ditë përballë syve tanë, ka vetëm një emërues të përbashkët : Një shpurë njerëzish që janë qerasur me poste për t’i bërë lepe-peqe pushtetit. Ka ardhur koha që t’i shporrim këta njerëz.
Askush nga drejtorët e spitaleve nuk denoncon që sivjet spitalet kanë më pak para se një vit më parë, pasi kanë hallin e karrikes. Por ata harrojnë t’i bëjnë pyetje vetes, harrojnë t’i bëjnë pyetje ndërgjegjes. Ndërgjegje që e kanë lēnë peng te politika për atë copë karrike : “ Ku do të mjekohen nesër fëmijët tanë?”