Home KRYESORE Mother Jones denoncon tjetër lobim shqiptar me financime ruse në SHBA

Mother Jones denoncon tjetër lobim shqiptar me financime ruse në SHBA

Revista amerikane Mother Jones, e cila pak më parë botoi një raport të detajuar në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, ka publikuar një tjetër investigim ku përfshihet Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, revista amerikane përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të LSI-së.

Vitin e shkuar, Howard “Buck” McKeon, një ish kongresmen republikan, që kryesonte Komisionin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, u pagua për të lobuar në favor të një partie politike shqiptare që donte të lidhej me administratën e presidentit Trump dhe republikanët e kongresit. Por shumica e shërbimeve të firmës mbuloheshin financiarisht nga një kompani “guaskë” qipriote, Dorelita Limited, e cila ishte krijuar nga një avokat qipriot.

Kjo kompani, bashkëpunuese edhe me oligarkë rusë, tani kontrollohet nga një avokat me bazë në Athinë, i cili ka qenë këshilltar i një miliarderi grek shumë të debatueshëm.

Burimi i parave që kalonin nga kompania Dorelita te grupi McKeon, firma lobuese e krijuar nga McKeon në vitin 2015, mbetet e mjegullt.

Puna e McKeon për Dorelitën vë në dukje se si ligjet amerikane për lobim ua lehtësojnë punën enteve me interesa të huaja që të përdorin kompani “guaskë” dhe grupeve të ndryshme, duke shtyrë axhendat e tyre në Uashington, pa zbuluar identitetin apo qëllimin e vërtetë të këtyre lëvizjeve.

Dhe krahas kësaj, këto manovrime ngrenë pyetje se kush ka paguar për lobimin në Amerikë në favor të një partie të vogël shqiptare, si LSI-ja, para zgjedhjeve të vitit të shkuar.

Muajin e shkuar, Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish ndihmës i Senatorit Ted Cruz, i cili kishte punuar edhe për fushatën e Donald Trumpit, ishte paguar nga një kompani “guaskë” skoceze që kishte lidhje me shtetas rusë, të cilët lobonin për opozitën në Shqipëri.

“Qëllimi kryesor i kompanive ‘guaskë’ në vende si Qiproja është që të fshehin veprimtaritë për çështje delikate”, thotë Jeffrey Winters, shkencëtar politik në Universitetin Northwestern. “Kjo marrëveshje është mbulur plot me sinjale alarmuese”, shton ai.

s.a/dita

Share: