Gadishulli i Ballkanit po dominohet nga afrimi i mëtejshëm i masave ajrore të nxehta të cilat do të vazhdojnë të mbajë në vendin tonë dhe Kosovën me temperatura të larta mbi normën e caktuar për stinën, thotë metereologia Rezarta Xhakollari.
Fillimi javës (23 Prill), moti do të jetë me kthjellime në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 7/28°C
Zonat e ulëta 11/27°C
Zonat bregdetare 13/27°C
Kosova per ditën e Hënë, 23 Prill do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 9°C në mëngjes deri në deri në 24°C në mesditë.