Home KRYESORE SUGJERIMET E SHIJES: MREKULLIA MELASA – E PASUR ME MINERALE DHE VITAMINA

SUGJERIMET E SHIJES: MREKULLIA MELASA – E PASUR ME MINERALE DHE VITAMINA

Melasa është një lloj benzine për trupin dhe mendjen dhe kaloritë e saj për 100 gr, janë 290. Meqenëse melasa e zezë është pa më të voglin dyshim varieteti më i mirë, ne më poshtë do t’i referohemi asaj lloj melase.

Për të gjithë ata që dëgjojnë për berë të parë për melasën, po ju tregojmë se çfarë është. Melasa është thjesht një nënprodukt që përftohet nga përpunimi i kallamit te sheqerit. Gjatë përftimit të ekstraktit të sheqerit të kanës, të gjitha vlerat ushqimore të lëngut, koncentrohen, duke përftuar kështu një lëng fluid viskoz dhe ngjitës. Kjo është melasa. Por ndryshe nga sheqernat e të gjitha llojeve, të cilat janë të anatemuara sepse konsumimi i tyre dëmton shëndetin, me melasën është krejt e kundërta. Specialistët e të ushqyerit thonë se melasa është një magazinë e vërtetë mineralesh.

Në 100 gram produkt ka 11 mg hekur, 1,5 mg potas, 500 mg kalcium dhe 90 mg magnez. Më pak sasi ka fosfor (30 mg) dhe bakër (1,93 mg). Melasa është një minierë mineralesh dhe vitaminash B kompleks dhe të vitaminave PP (niacina, 4 mg), acid pantotenik (vit B5, 260 mg) dhe vitaminë B7, 150 mg. Pra mund të thuhet se melasa hyn tek ushqimet e privilegjuara për përmbajtjen e kripërave minerale dhe vitaminave, Por ka akoma më shumë…. Krahas atyre që përmendëm më lart, melasa përmban vitaminë A, aq e rëndësishme për shikimin, lëkurën dhe qarkullimin e gjakut, vitaminë D, e rëndësishme për mineralizimin e skeletit, vitaminë F, B2 dhe B6, këto dy të fundit shumë të rëndësishme për transformimet biokimike që ndodhin në organizëm, përveç funksionit të tretjes.

Melasa gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.

Share: