Home KRYESORE Paralajmërimi i Bashës: Ajo çfarë ka nisi në Kukës nuk ndalet, i...

Paralajmërimi i Bashës: Ajo çfarë ka nisi në Kukës nuk ndalet, i ke bërë llogarit gabim!

Sot mbushen 27 vjet nga Masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kushtuar atje për ta përkujtuar këtë moment historik dhe ka vendosur kurora.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve nga Shkodra se nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të keqen

Nga memoriali i 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Basha tha: ““Njesoj si etërit e tij politikë, Edi Rama e ndëshkon Shkodrës, sepse pushteti është për të shtypja dhe shfrytëzimi, arroganca, dhe paraja dhe luksi për të.

Këto ditë kam takuar e biseduar me qindra shkodranë e lezhjanë e mirditorë dhe ju them se me ju është e gjtihë Shqipëria dhe nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen dhe sëbashku me Kukësin do ta ndalim atë. Le të jetë ky nisja e pranverës së madhe që po vjen. Të shkëpusim njëhërë e mirë lidhjet e krimit em politikën. Një PD e çliruar nga korrupsioni dhe oligarkët ka vetëm një interes, interesin e shkodranvë, interesin e shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të demokracisë se gjithçka që kemi denoncuar deri ëm sot nuk do ta falim: askënd nga kryeministri deri tek punonjësi më i thjeshtë që të japin llogari për dhuimet që i kanë bërë ligjit.

Share: