Home KRYESORE Partia Demokratike që duam! Nga Alban Daci

Partia Demokratike që duam! Nga Alban Daci

Partia Demokratike është vlerë e jashtëzakonshme e sistemit politik shqiptar. Ajo është partia më e madhe opozitare.

Partia Demokratike ishte ajo që inicioi ndryshimet e mëdha politike e demokratike në vend. Kontributi i PD-së për demokratizimin e vendit është i jashtëzakonshëm duke transformuar në mënyrë rrënjësore funksionimin e Shqipërisë nga një vend me regjim diktatorial dhe të izoluar, në një vend me ligje demokratike, me jetë parlamentare demokratike, me ndryshimin dhe reformimin e kuadrit ligjor.

PD-ja ka merita të jashtëzakonshme me hapjen e Shqipërisë drejt Përëndimit e sidomos drejt SHBA, vizita historike e Berishës në Shtëpinë e Bardhë dhe pritja e tij nga Presidenti Bush do të mbetet historike.

Lidhja e PD-së me SHBA-të është një realitet dhe jo vetëm koencidencë. Jo rastësisht vizita e Bushit të Ri u realizua përsëri në kohën kur qeveriste PD-ja.

PD-ja ka një kontributë të jashtëzakonshëm për dimensionin ndërkombëtar e përëndimor të Shqipërisë. Ngjarjet me të rëndësishme të Shqipërisë kanë ndodhur nën qeverisjen e PD-së e këtu duhet të kemi parasysh anëtarësimin e plotë në Nato dhe liberalizimin e vizave.

Unë, personalisht, anëtarësimin e Shqipërisë në Nato, për shkak të kaluarës së saj, të rrethanave dhe situatës në Ballkan e kam konsideruar dhe e konsiderojë edhe më të rëndësishëm se sa anëtarësimin me drejta të plota në BE.

Mund të bëhesh anëtare me të drejta të plota në BE, por mund të mbetesh jashtë Natos. Ndërsa nëse anëtarësohesh në Nato edhe integrimi i plotë në BE është më i sigurtë dhe i mundshëm.

Partia Demokratike është forca e vlerave liberale dhe promovimit të progresit dhe i vizioneve afatgjata të Shqipërisë. Kontributi i PD-së dhe i protagonistëve të saj ka qenë dhe mbetet vendimtar për kauzën shqiptare në Ballkan. Pa kontributin e PD-se në nivel politik dhe të qeverisjes kombëtare, Pavarësia e Kosovës, njohja e saj dhe progresi i saj në ndërtimin e Shtetit të së Drejtës do të kishte qenë më i vështirë dhe i vonuar.

Partia Demokratike në gjithë këto vite ka qenë një labarator për prodhimin, rritjen dhe formimin e lidershipit shqiptar, për krijimin e një elite të shëndoshë politike. Në gjirin e PD-së kanë bërë pjesë dhe kanë kontribuar me protagonizmin e tyre intelektualë me peshë të rëndësishme intelektual dhe sociale.

PD-ja ndër vite ka qenë vendi i intelektualëve dhe i të rinjve. Kemi një pafundësi të rinjsh që u formuan dhe u rritën si lider nga PD-ja. Nga ky laborator i rëndësishëm u rrit dhe u formua edhe lideri aktual z. Basha e bashkë me të edhe shumë të tjerë duke përfshirë edhe Majlinda Bregun që sot mbulon për herë të parë një detyrë të rëndësishme ndërkombëtare. Këto janë vlerat që ka prodhuar ndër vite PD-ja.

Pa kontributin dhe ekzistencën e PD-së, Shqipëria nuk do të ishte një vend me një pluralizëm politik dhe me alternativë të djathtë qeverisje të vendit. PD-ja, ka ndjekur gjithmonë metodën e qeverisjes jo në formën e një të djathte ekstreme, por duke ofruar welfare stare. Politikat e PD-së kanë qenë vazhdimisht politika pranë shtresa nënnevojë duke aplikuar për herë të parë në nivel kombëtar asistencën sociale, duke ju afruar të drejta studimi dhe disa shërbime fëmijëve të familjeve të persekutuara.

PD-ja ishte partia që hoqi për herë të parë zinë e bukës në vend. Me ardhjen e PD-së shqiptarët filluan të ushqeheshin jo më me tollona, por me prodhimet e tyre që kishin më shumë se 50 vjet që ju kishin harruan shijen.

PD-ja ka qenë e vazhdon të jetë partia që në plan të parë ka interesin kombëtar dhe të qytetarëve dhe për këtë sa herë i është dashur të bëj kompromise politike, ajo ka treguar gjithmonë gadishmëri.

PD-ja është forca politike, e cila garanton rotacionin e pushtetit, alternativën e shqiptarëve për qeverisje dhe mundësinë e vazhdueshme për të reformuar institucionet dhe vendit drejt sfidave të kohës.

Ardhja e lidershipit të Bashës i ka dhënë dhe po i jep një dimension të ri PD-së. Pushteti dhe marrja e pushtetit nuk janë e nuk do jenë prioriteti i lidershipit të Bashës, por finaliteti për të qeverisur, modernizuar vendin dhe për ta europianizuar atë. Ata që janë të paduruar dhe që janë mësuar të bashkëjetojnë vetëm me pushtetin dhe karriken nuk janë e nuk mund të jenë pjëse e së ardhmes së PD-së dhe as modeli i klasës politike për të cilën ka nevojë Shqipëra.

PD-ja, nën drejtimin e Bashës, nuk duhet të përgatitet dhe nuk duhet të ketë mision të vetëm ardhjen ne pushtet dhe mbajtjen e pushtetit, por mbi të gjitha për të reformuar klasën politike të vendit, për ta hapur atë me elementë të rinj në moshë dhe në mendje, të motivuar për një Shqipëri europiane, me standarde europiane dhe mbi të gjitha për të bërë luftë pa kompromisë kundrejt cdo forme të inkriminuar në sistemin politik dhe në standardizimin e ardhshëm të institucioneve shtetërore.

PD-ja duhet të rikthehet në parti atraente për Diasporën duke përshirë elementët e saj më të mirë në forumet e saj drejteuse, në listat e garës për pushtetin vendor dhe po ashtu edhe për listat e deputetëve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Tashmë me bërjen realitet edhe të “Votës së Emigrantëve”, PD-ja dhe zoti Basha duhet të intensifikojnë raportet dhe marrëdhëniet me Diasporën dhe me elementët e saj më të mirë.

Share: