Home KRYESORE Pse Melanie Trump ka qëndrim të ngrirë? Përgjigjen e jep Brigitte Macron

Pse Melanie Trump ka qëndrim të ngrirë? Përgjigjen e jep Brigitte Macron

“E burgosur brenda Shtëpisë së Bardhë, por inteligjente, me sens humori dhe e hapur”.

Kështu e përshkruan dama e parë franceze Brigitte Macron zonjën e parë amerikane Melania Trump në një intervistë të dhënë për “Le Monde” pas vizitës shtetërore në SHBA të çifti presidencial.

Sipas saj, Melania ka personalitet shumë të fortë por që është e detyruar ta fshehë, pasi nuk është e lirë të bëjë asgjë. Protokolli dhe rregullat e forta nuk e lejojnë të dalë jashtë Shtëpisë së Bardhë, madje as një dritare nuk ka të drejtë ta hapë, thotë Brigitte Macron. Gjithashtu ajo shton se Melania Trump i ka lënë një përshtypje mjaft pozitive, duke theksuar se kishin qeshur dhe argëtuar gjatë takimeve që patën, duke vënë në pah sensin e humorit dhe inteligjencën e saj.

Zonja e parë e Francës duke bërë një krahasim, ka thënë se ajo është shumë herë më e lirë të bëjë një jetë normale në Paris, ndërsa pjesa e vështirë sipas saj, është vetëm kujdesi i tepruar për të mos folur shumë publikisht, pasi çdo gjë mund të jetë argument mediatik.

Klan Plus

Share: