Home Gjeo-Ekonomia Rama-biznesit të vogël: Vazhdojeni protestën! Nuk i ha njeri këto uljet e...

Rama-biznesit të vogël: Vazhdojeni protestën! Nuk i ha njeri këto uljet e qepenave

Kryeministri Edi Rama e mblodhi sot biznesin e vogël për ti informuar mbi vendosjen e TVSH dhe ndryshimin e tavanit së xhiros së tatueshme, por duket se nuk e mbajtën nervat deri në fund, pasi u përball me shumë kritika nga bashkëbiseduesit.

Ai madje i sfidoi ata duke thënë vazhdojeni protestën se nuk i ha njeri këto presione.

“Ju vazhdojeni protestën, por është e dështuar sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë për çfarë flitet. Kështu që nuk i ha njeri këto uljet e qepenave dhe goditjet nga larg me çizmet. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që nuk janë në skemën e TVSH, nuk ka lidhje fare. Protesta le të vazhdojë, është puna juaj jo e jona”, u shpreh ai.
Më tej, ai tha se taksat e rriti bashkia e jo qeveria. “Kjo ka ndodhur, ne ul taksat dhe bashkitë i kanë rritur dhe kur ju bëni bilancin dhe thoni që po paguani më shumë, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre pse kanë rritur taksat”, u shpreh ai.

Në fund Rama e mbylli me një batutë: “Kush është burrë këtu kur shkon te gruaja qindarka nuk i shpëton, ndërsa kur vijnë ato të tatimeve i ndryshoni muhabetet”.

/opinion.al

Share: