Pas prezantimit të progres-raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shefja për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka bërë bashkë në Shkup kryeministrat e vendeve aspirante për në BE, ku marrin pjesë edhe Edi Rama e Ramush Haradinaj.
Në foton e postuar nga kreu i qeverisë shqiptare në rrjetet sociale duken edhe kryeministrat e Serbisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë. Mogherini i prezantoi sot kryeministrit maqedonas, Zaev vlerësimin e Komisionit Europian ku në tërësinë e tyre theksohen problemet e mbartura për këtë shtet si raportet me Greqinë dhe përplasjet e brendshme, respektimi i të drejtave të njeriut etj..