Home KRYESORE Rama shkon në Berlin me “mision” të veçantë

Rama shkon në Berlin me “mision” të veçantë

Mesditën e se martës ne Tiranë do te mbërrijë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, e dy dite me vone kryeministri Edi Rama do te shkoje ne Berlin për te takuar kancelaren Angela Merkel.

Ky është vetëm fillimi i një axhende te ngjeshur lobimi për te bindur vendet anëtarë qe te hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Dhe sipas shefit te diplomacie shqiptare Ditmir Bushati është normale qe turi i lobimit te nise nga Gjermania.

“Natyrisht Gjermania është një vend motor për proceset e integrimit europian. Nuk kam hezituar ta konsideroj një kritike te rrepte dhe një partner për Shqipërinë dhe rajonin dhe te gjitha proceset e transformimit demokratik dhe zhvillimit ekonomik e social, Franca mbetet gjithashtu një stacion me te cilin ne do te intensifikojmë komunikimin ne periudhën ne vijim”.

Por ne këtë proces Shqipëria ka nevoje qe shumica e deputeteve gjermane te votojnë pro nisjes se bisedimeve

“Komunikimi me Bundestagun gjerman ka qene aktiv edhe gjate periudhës se marrjes se statusit te vendit kandidat me seanca dëgjimore, jo thjesht me Komisionin për çështjet europiane, komisionin e çështjeve politike por edhe me fraksionet e ndryshme parlamentare. E njëjta gjë do te vijoje edhe përsa i përket hapjes se negociatave”.

Askush nuk mund te thotë me siguri nëse vendet anëtare do te vendosin pro Shqipërisë ne qershor apo do e shtyjnë vendimmarrjen për ne muajin dhjetor, pasi procesi është relativisht i vështirë.

“Vendimi për hapjen e negociatave është vendimi parafinal, nuk ka një vendimmarrje tjetër te rëndësishme përveçse momentit kur vendi do te anëtarësohet ne BE dhe kjo është edhe arsyeja qe radarët e vendeve anëtare do te funksionojnë me kohe te plote ne këtë proces për shkak te rëndësisë politike qe ata i japin një vendimmarrje te tille”.

Qe prej fillimi te këtij viti fokusi kryesor i diplomacisë shqiptare është hapja e negociatave duke pasur parasysh qe klima nuk është shume e favorshme ne një Europe ku forcat ekstremiste po fitojnë terren gjithnjë e me shume neper zgjedhjet parlamentare duke ndikuar ne vendimmarrjet e vendeve anëtare ne lidhje me procesin e zgjerimit./Vizion Plus

Share: