Home KRYESORE Ramës i duhet një kurban: Ka zgjedhur Spiropalin? Fillojnë spastrimet në PS?

Ramës i duhet një kurban: Ka zgjedhur Spiropalin? Fillojnë spastrimet në PS?

Nga e gjithë Asambleja e PS, që ishte më së shumti një rutinë, por edhe një fushatë e pritshme spastrimesh në bazë, sipas strategjisë së “pasigurisë së përgjithshme dhe frikës së përhershme nga lideri suprem”, që duhet të ketë partia.

Një metodë e njohur e Partisë së Punës, që bënte shpesh spastrime kuadrosh që mund të kishin zënë “myk”, në pozicione kyçe dhe të ngrohta e fitimprurëse.

Po pse Rama, e akuzoi për moskryerje të detyrës, vetëm Elisën?
Ndoshta ishte një bllof, ose ndoshta sepse acarimit të djeshëm që i dha Erion Braçe, i duhej një pikë shkarkimi, në këtë rast mori një goditje Spiropali.

Por më së shumti kambana bie në bazë, sepse Rama vuan nga ankthi që rehatia e bejlerëve të vegjël socialist, që majmen nëpër rrethe ose nëpër bashkirat socialiste, kanë shtuar rrethin e tyre të favoreve personale duke mos u interesuar “sa duhet” për hallet politike të qendrës në Tiranë./360grade.al/

Share: