Home KRYESORE Rekomandimet e KE, Edi Rama: Jam shumë krenar, stacioni i radhës, anëtarësimi...

Rekomandimet e KE, Edi Rama: Jam shumë krenar, stacioni i radhës, anëtarësimi në BE

Pas rekomandimeve pozitive nga KE, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar gjatë një konference për shtyp.

Ai është shprehur entuziast dhe i lumtur për këtë lajm, i cili sipas tij ngre më lart se kurrë Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

Rama ka deklaruar se ndihet krenar për këtë lajm dhe stacioni i radhës sipas tij është anëtarësimi në BE.

“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re, si vend dhe si popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE si një shtet që duhet të ulet në tryezën e negociatave. Jam shumë krenar sepse i dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare. Tani është e qartë për të gjithë se rruga përtej udhëkryqit është e gjitha e hapur përpara nesh. Stacioni i radhës është anëtarësimin në BE.

Rekomandimi për çeljen e negociatave është njohja e reformave tona. Rekomandimi për çeljen e negociatave nuk është fundi i këtyre betejave, por futja në një fazë të re edhe më të vështirë të reformave dhe përshkallëzimi i luftës kundër krimit. Shembulli më kuptimplotë është reforma në drejtësi. Nëse për të marrë rekomandimin e sotëm ne duhet të ligjëronim vetingun, vitet që kemi përpara duhet të probvpojmë fuqinë ndëshkuese të soistemit të pastruar të drejtësisë mbi këdo që duhet të paguajë zullumet”./Opinion.al

Share: