Home KRYESORE Rëndësia e personalitetit të Donika Kastriotit për Arbërit dhe Evropën

Rëndësia e personalitetit të Donika Kastriotit për Arbërit dhe Evropën

Nga Jahja LLUKA

Kur Evropa dhe Vatikani ishin nën hije dhe kur themelet e qytetrimit perëndimor po dridheshin, gjaku i arbërit përveç që mbrojti tokën nanë, dhëshmoi edhe njëherë para botës se di ta ruaj qytetërimin e mbi të gjitha njerëzimin, nga sulmet barbare të cilat nuk njihnin ligj tjetër përveç shkatërrimit. Pesë shekuj rezistencë dhe luftë kanë bërë që kombi i arbërit të lartësohet në sakrificën e tij.

Ka plotë popuj që janë zhdukur pasi nuk kanë mundur të ju bëjnë ballë luftërave dhe shkatërrimeve, me gjithë mundimin koha dhe rrethanat kanë qenë të pa-mëshira për ta.Por kombi ynë në tragjenditë e tij, nxorri personalitete të mëdha të cilat jo vetëm që i shërbyen atdheut me përulësi dhe nder por edhe botës duke e përjetësuar emrin e tyre dhe duke fituar respektin dhe admirimin e gjithë botës, e tillë ishte dhe Donika.

Share: