Nga Kreshnik Collaku
Keshilli Kombetar i PD mbreme miratoi ndryshimet statutore.
Ky miratim erdhi pas nje periudhe jo te lehte per PD,permes debatesh publike dhe te brendeshme,permes kundershtimesh dhe kritikash..,ndonjehere dhe akuzash.
Cdo gje bene e thane demokratet ne kete periudhe kunder njeri tjetrit.
Qeveria dhe kundershtaret shpesh here ferkuan duart,stimuluan e perdoren kete dimension shpesh dhe te pakontrolluar lirie brenda demokrateve. Paralajmeruan apokalips ne PD. Nuk me shqeteson kjo. Trashegimtatet e PPSH nuk e kuptojne dot kete dimension lirie,ADN e tyre e refuzon,liria i tremb. E kunderta eshte e vertete per demokratet,demokratet linden prej lirise,dhe mesa duket pa kete element nuk ekzistojne dot.
Mbreme demokratet vendosen rregullat e shtepise se tyre por dhe te bashkejeteses brenda saj per 4 vitet e ardhshme.
Serish pati debat.
Serish nuk ishim te gjithe ne nje mendje. Por te gjithe jemi te lire,dhe brenda kundershtive tona.
Jam i ndergjegjshem se problemet e koheve te fundit ne PD mbase nuk erdhen vetem nga mungesa e rregullave. Por rregullat mbeten serish e vetmja rruge per te rregulluar gjerat apo disiplinuar vullnetet.
Rregullat e reja mbase nuk jane perfekte,mbase asnje lloj rregulli nuk eshte dhe kete do ta gjykoje koha dhe rruga,por rregullat mbeten e vetmja pjese konkrete qe mban bashke brenda nje shtepie banoret e saj.
Rregullat e reja erdhen si perpjekje e reflektim per gabimet e kritikat,difektet dhe nevojes per tu bashkuar.
Ka nje element qe ne rregulla nuk formalizohet dot..ai eshte
Vullneti per ti zbatuar,mbrojtur e respektuar ato.
Une besoj kjo eshte sfida qe sot cdo demokrat ka.
Mbrojtja respektimi kerkon qe cdo demokrat te jete nje gardian besnik i tyre.
Tani pasi rregullat u shkruan..Vullneti per ti mbrojtur e respektuar eshte gjeja me e mire qe cdo demokrat mund te beje,dhe e vetmja rruge per te na mbajtur bashke ne lufte ose paqe,drejt suksesit.