Në takimin organizativ mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD në Tiranë, për protestën që do të zhvillohet në akset kryesore të vendit ditën e enjte është shoqëruar me një konflikt fizik mes deputetit Gent Strazimiri dhe kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziut.
Konfliktin e bëjnë të ditur burime për gazetën “Panorama”. Raportohet se gjatë diskutimeve për pjesëmarrjen e protestuesve këto ditë para Drejtorisë së Policisë, por edhe në protestat që do të zhvillohen të enjten, Mziu nuk ka qenë dakord me udhëzimet e deputetit Strazimiri, për ndarjen e protestuesve në Vorë dhe Kamëz.
Konflikti ka degraduar deri në përplasje fizike. Sherri ka vijuar edhe jashtë selisë së PD-së. Raportohet se deputetët dhe kryetarët e degëve të PD kanë bërë të mundur shuarjen e konfliktit.
PD ka vendosur që ditën e enjte të kaloj në masën e ekstreme të mosbindjes civile duke bllokuar disa nga akset kryesore të vendit./lapsi.al