Historia
Trungu i panjës nga ku nxirret shurupi përbëhet nga saharoz, acid malik, kalium, kalcium, hekur, vitamina dhe komponent fenolike. Në sajë të këtyre substancave luan një rol diuretik, antistipsi dhe dobësimi. Nëse dëshironi të dini se si mund ta përdorni atë, na ndiqni…
Nga trungu i nje bime kanadeze, ja shurupi i ëmbël i cili heq lëngjet e tepërta dhe yndyrnat që akumulon beli ynë.
Ç’farë është ?
Shurupi i panjës duket si një lëng me sheqer të marra nga trungu i panjës (saccharum Acer) të mbledhura në fillim të pranverës në Kanada dhe Angli.
Vetitë kryesore:
Përveç nxitjes për humbjen në peshë, shurupi i panjës ka fuqi të mëdha zbutëse, freskuese, antioksidante dhe elemente minerale, është e dobishme në të gjitha rastet e gastritit, kapsllëkut dhe kolitit.
Pse është i efektshem?
Shurupi i panjës është një burim i vlerave ushqyese të tilla si vitamina dhe minerale të rëndësishme për shëndetin dhe për mirëfunksionimin e metabolizmit. Për shëmbull, ajo poseidon sasi të mira të magnezit, kaliumi dhe acidi folik, por edhe me antioksidant që e bëjnë atë një armë praktike kundër plakjes qelizore.
Kur ta përdorim atë?
Ai është aleat i përkryer për ata që janë mbi peshë, në veçanti, ai vepron mbi yndyrë dhe fryrjet e barkut, prandaj është e dobishme për të eleminuar dhjamin e krijuar në bark dhe për të zvogëluar belin. Gjithashtu është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga mbajtja e tepërt e ujit dhe celuliti, ajo mund të përdoret vetëm si një pastrim shtesë.
Si ta përdorim?
Vendoseni në një mixer lëngun e filtruar të gjysëm limoni, një gotë me ujë, një lugë gjelle shurup panje dhe një majë luge kanellë. Miksojeni pijen dhe pastaj konsumojeni një herë në ditë. Riaktivizon qarkullimin dhe djegien e yndyrnave, në rastin e diabetit mund të përdoret si një sheqer diabetik, por me moderim. Përdoreni atë për të humbur peshë:
Për një javë në muaj, ndiqni këto udhëzime…
E hënë, e mërkurë dhe e premte, zëvëndësoni drekën me një kos, tre arra, një lugë gjelle shurup panje dhe do fitoni koktejlin e djegies së dhjamrave.
Të martën dhe të enjte, zëvëndësoje darkën me një pure perime dhe koktejlin me shurup panje, kos dhe arra.
Të shtunën dhe të dielën, duke përdorur koktejlin si nje meze të lehtë mes vakteve, për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar.
Shurup Panje ne paketim 250 gr gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.