“U njoftova prej jush që morët në telefon, nuk dija gjë”.
Kështu ka thënë në një lidhje telefonike me Neës24, deputeti Tom Doshi pas se DASH i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
“Hala s’kam mbaruar drekën deri tani.
Fëmijet e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëheërë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi.
E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.
E dyta kam aplikuar në Ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga Prokuroria me kane thene.
Dihej që isha në hetim.
Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.
Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet.
Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.
Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë cështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse.
CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si president. Pse e bëni kaq të madhe ju.
Pse mendoni se ju refuzuan vetëm ju?
“Mos bëni pyetje budalliqe, jam njeriu më i votuar në Shqipëri. Unë s’kam bërë korrupsion, jam në rregull.
Mos u shqetësoni për këtë punë.
Por për Llallën ka ndonjë lajm? Është e vërtetë apo jo?”, e mbyll ai telefonatën duke përmendur me ironi ish-kryeprokurorin Llalla.