Home KRYESORE Tonet e luftës Athine – Ankara kanë interferuar edhe në hierarkinë e...

Tonet e luftës Athine – Ankara kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës

Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës.

Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar – shkruan ResPublica duke cituar median greke.

Këto të fundit shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.

Kryepeshkopi grek u brohorit nga të pranishmit që e panë si një mbështetje për dy ushtarët greke që mbahen që prej marsit në 1 Burgun e Edirnesë në Turqi pasi kaluan kufirin në rajonin e Evros.

Për kthimin sa më shpejt të dy ushtarakëve greke pranë familjeve të tyre u lut në mesazhin e tij edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu.

b.m / dita

Share: