Home KRYESORE VIDEO/ Erdhën për dasmë dhe po ktheheshin në Greqi, familja Murataj shuhet...

VIDEO/ Erdhën për dasmë dhe po ktheheshin në Greqi, familja Murataj shuhet në aksident!

Tre anëtarë të një familje, dy prindërit dhe vajza e tyre humbën jetën tragjikisht kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal në aksin Fier-Levan. Mjeti tip Suzuki drejtohej nga 65 vjecari Fisnik Murataj me origjine nga Ballshi. Ai kishte në bord gruan dhe vajzën. Të tre humbën jetën të mbytur në kanalin vaditës anash rrugës.

Nga të dhënat e para të familjarëve është mësuar se ata jetonin në Greqi dhe kishin ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në një dasmë. Udhëtimi i tyre u pre në mes gjatë natës, teksa ishin nisur për tu kthyer në Greqi ku jetonin prej vitesh. Sakaq, në bazë të dëshmive të familjarëve policia po kërkon ende pasi dyshohet se në makinë udhëtonin 4 persona, raporton Abc News.

Share: