Familja Buci nuk e fal vrasjen e njeriut të tyre, ndaj familja Kurti ka kërkuar mbrojtje në polici. Të dy familjet banojnë në Kamëz dhe pse babai i autorit, Vladimir Kurti doli publikisht në Tv Klan dhe kërkoi falje madje kërkoi dënim me vdekje për të birin që vrau Agim Bucin në dyqanin e tij, sërish Ferti Buci deklaron se “nuk e fal gjakun e vëllait”.
“I ati i Vladimir Kurtit të mos bëjë thirrje që ta vrasë shteti, por le ta vraste vetë të birin. Nëse babai rrit monsta, le ta ndëshkojë vetë. Jemi te tronditur. Djali 6 vjeçar i Petrit që ishte në dyqan kur ndodhi ngjarja nuk e di ende qe i ka vdekur babai, kerkojme psikolog per te sepse eshte i tronditur nga ngjarja. Keto akte i bejne vetem terroristet. I ati i vrasesit nese e ka te birin monster ta çonte ne polici para se te vriste nje familje”, shprehet i revoltuar Ferit Buci.
Mbrëmjen e 24 Prillit në lagjen OSBE në Kamëz gjate nje tentative grabitje u bra Petrit Buci 53 vjec. Ai kishte një minimarket ngjit me shtëpinë, ku atë atë natë gjendej me të shoqen Meritën dhe djalin 6 vjec. Dy persona të maskuar dhe me armë hynë për ti grabitur dhe qëlluan ndaj tyre, duke lënë një viktimë dhe një të plagosur. Policia identifikoi dhe arrestoi brenda dy ditësh autorin kryesor Vladimir Kurti dhe ndihmësin në grabitje, Ruzhdi Hado. Ky i fundit ka deklaruar se ishte nxitur nga Vladimiri për të marrë pjesë në grabitje. Po kështu personi direkt që ka qëlluar me psitoletë është Vladimir Kurti.
Të dy kanë dalë sot në gjykatë ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. /Opinion.al