Home KRYESORE Akuzat për falsifikim, Vasilika Hysi: Projektligji iu nënshtrua konsultimeve, PD ishte në...

Akuzat për falsifikim, Vasilika Hysi: Projektligji iu nënshtrua konsultimeve, PD ishte në çadër

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi ka reaguar sot pas akuzave të opozitës për falsifikim e nenit 491 te kodit të procedurës penale në reformën e drejtësisë, për të mbrojtur, sipas opozitës  te djathte, vëllain e Fatmir Xhafës.

Në një status në Facebook, Hysi thotë se opozita sajon histori të pavërteta dhe shtrembëron faktet ndërkohë që Shqipëria pret të marrë hapjen e negociatave me BE.

Hysi sqaron se “varianti i miratuar është dërguar me e-mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër.”

Share: