Home KRYESORE Artan Lame: Komandanti thoshte që në Shqipëri janë 6 mijë dëshmorë…jo 28.000

Artan Lame: Komandanti thoshte që në Shqipëri janë 6 mijë dëshmorë…jo 28.000

Studiuesi Artan Lame ka qenë mbrëmjen e së mërkurës i ftuar në emisionin “Opinion”, në një bisedë për Luftën e Dytë Botërore, pikërisht në ditën e 73-vjetorit të përfundimit të saj.

Ndër të tjera, Lame është pyetur edhe për numrin e shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj periudhe.

“Kjo është një temë të cilës i iki si djalli nga temiani”, u shpreh Lame, megjithatë ai pohoi se deri në vitin ’80 vetë Komandanti (referuar Hoxhës), thoshte që janë 6 mijë dëshmorë.

Megjithatë Lame tha se duhen diferencuar ushtarakët nga civilët e përfshirë dhe vrare në luftë.

Share: