Mbajtja e dietës mund të bëhet shkak për shfaqjen e simptomave depresive.
Në fakt, të privuarit nga ushqimi ngjan pak a shumë me dezintoksikimin nga një lloj droge dhe mund të çojë në shfaqjen e simptomave të abstinencës apo ankth dhe depresion.
Përfundimet e mësipërme kanë dalë nga një studim i kryer nga Universiteti i Montrealit në Kanada.
Studimi i publikuar në “International Journal of Obesity” tregon se si minjtë e mësuar me një menu ushqimore të pasur me yndyrna, nëse vihen në dietë, demonstrojnë ditë pas dite të gjitha shenjat tipike të krizës së abstinencës dhe sjelljet e lidhura me të si gjendjet e ankthit dhe ato depresive.
o.j/dita