Home KRYESORE Balla: Lulzim Basha është aktori dhe regjisori i video-përgjimit të montuar

Balla: Lulzim Basha është aktori dhe regjisori i video-përgjimit të montuar

Publikimi i një video-dëshmie dhe identiteti i Dëshmitarit X nga Partia Demokratike, ditën e enjte, ka trazuar jo pak politikën shqiptare, në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet një deklarate për mediat ai tha se, lideri i opozitës Lulzim Basha është autori, aktori dhe regjisori i video-përgjimit të montuar, ndërsa PD e ka cilësuar si organizatë mafioze.

“Lulzim Basha është autori, aktori dhe regjisori i video-përgjimit të montuar dhe që me këtë gjë do të bllokojë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Ai është një mashtrues tepër i rëndomtë. Si mundët që një parti politike në një vend europian të ketë këtë sjellje me ligjin, këtë sjellje me institucionet dhe të përfshihet në inskenime të tilla të llojit mafioz”.

Balla tha se PS do t’i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar hetim të plotë penal ndaj këtij mashtrimi politik dhe penal të prodhur në zyrat e PD.

Share: