Home KRYESORE Balla: “PD po paguan ish-policë për përgjime të paligjshme”

Balla: “PD po paguan ish-policë për përgjime të paligjshme”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Ora News, tha se ka informacione se ai dhe drejtues të tjerë PS, janë vënë monitorim nga Partia Demokratike për t’i përgjuar dhe për të shpikur histori”.

“Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori.

Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t’u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë.

E deklaroj me përgjegjësi.

Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm”, tha Balla.

Share: