Pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, i cili ka rrëfyer aktivitetin kriminal të Agron Xhafaj me zë dhe figurë, Basha i ka bërë thirrje Ramës dhe Xhafaj të heqin dorë nga presionet. Sipas Lulzim Bashës, është ushtruar presion ndaj bashkëshortes së Veliut për 72 orë rrjesht. Ai gjithashtu i bëri thirrje Ramës dhe Xhafaj të heqin dorë nga skenari të cilin kanë planifikuar.
“I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafaj, të heqin dorë nga presioni ndaj bashkëshortes së Albert Veliut, larg duart nga presioni dhe terrori mafioz ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij”, u shpreh Basha.