Home KRYESORE Baton Haxhiu: “Opozita u tregua e pacipë për ditën e publikimit të...

Baton Haxhiu: “Opozita u tregua e pacipë për ditën e publikimit të audio-përgjimit”

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Fatmir Xhafaj, nuk duhet të merrte detyrën si ministër i Brendshëm, për shkak të dënim të vëllait të tij në Itali për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

“Shqipëria është në periudhën e reformës në gjyqësor dhe policisë nëpërmjet vettingut. Përveçse nga Gjykata Kushtetuese dhe nivelet e poshtme, pothuajse të gjitha janë në paralizë për shkak të keq menaxhimit të vettingut. Edhe në polici ekziston procesi i vettingut, që duhet të prekte edhe ministrin Xhafaj. Këtu është morali i punës. Për shkak të Agron Xhafaj, ministri Xhafaj nuk duhet të merrte detyrën”, tha Baton Haxhiu.

Sakaq, Haxhiu ka deklaruar se opozita e vendit, e ka përdorur këtë çështje në mënyrë të pacipë, për të penguar integrimin.

“Por ekziston një pjesë e tretë që ka të bëjë me opozitën e cila e ka përdorur në mënyrë të pacipë momentin e një dobësie të pushtetit.

Në ditën kur po mbahej Samiti i Sofjes, doli një gjë e tillë, që ka qenë në sirtarët e secilit, 4 ose 6 muaj më herët. Si është e mundur që kjo çështje doli në ditën kur mbahej samiti? Kur po flitet për hapjen e negociatave të Shqipërisë”, deklaroi ai.

a.s/dita

Share: