Home KRYESORE BE përgënjeshtron Serbinë për simbolet e Kosovës

BE përgënjeshtron Serbinë për simbolet e Kosovës

Serbia nuk ka bërë asnjë notë protestë tek presidenti i Komisionit Evropian për Regjion, Karl Henis Lambertz për heqjen e simboleve të Kosovës nga aktiviteti i “Proud of my Region and it’s Culture” që po mbahet në Bruksel për të shënuar Ditën e Zgjerimit.
Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, zyra e presidentit të Komisionit Evropian për Regjion, Karl Henis, kanë thënë se nuk kanë marrë një kërkesë të tillë nga shteti serb.

“Komisioni Evropian për Regjion nuk ka marrë një kërkesë të tillë për këtë pikë dhe prandaj nuk është në gjendje të komentojë përmbajtjen e saj”, ka thënë zyra e presidentit Henis për Insajderin.

Ndër të tjera ata kanë shtuar se sot delegacionet të cilat janë duke marrë pjesë në këtë aktivitet çdo gjë ka shkuar në rregull.

“Sipas njohurive tona, sot politikat janë respektuar nga të gjitha delegacionet e pranishme nga pesë vendet të cilat janë duke e përfaqësuar territorin e tyre”, kanë thënë zyra e presidentit Henis.

Mediat në Serbi gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se misioni i Serbisë në BE i ka dërguar një notë proteste presidentit të Komisionit Evropian për Regjion Karl Heinz Lambertz pse kanë përdorur simbolet e Kosovës.

Sipas një deklarate “simbolet e shtetit të Kosovës” janë përdorur gjatë aktivitetit të njohur “Proud of my Region and its Culture” që po mbahet në Bruksel për të shënuar Ditën e Zgjerimit.

Dita e Zgjerimit është ngjarja vjetore e Komitetit Evropian të Rajoneve për politikën e zgjerimit të BE, e organizuar për herë të katërt.

Në vitin 2018, kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me Presidencës bullgare të BE. /Insajderi.com

Share: