Home KRYESORE Bushati: Rreziku nuk është Turqia, por marrëdhënia Rama-Erdogan

Bushati: Rreziku nuk është Turqia, por marrëdhënia Rama-Erdogan

Edi Rama i dashuruar me Erdoganin është tema e emisionit “Të Paekspozuarit”. Analisti Andi Bushati shprehu qëndrimin e tij, se në vendin tonë nuk është marrëdhënia jonë me Turqinë, por raportet personale që ka Rama me Erdoganin, që na rrezikojnë.

Bushati: Nuk e shoh alarmante faktin që Rilindja ka zgjedhur Turqinë. Sa herë Shqipëria dhe Kosova kanë pasur nevojë, Turqia i është gjendur pranë. Ajo që më çudit është marrëdhënia personale që i mbivendoset një marrëdhënie shtetëore.
Këtu nuk ka marrdhënie Tiranë –Ankara por marrëdhënie Rama –Erdogan dhe këtu nis problematika, dihet kush është Erdogan në Turqi, pasi në kohën kur Rilindja vendosi ta shpalli aleat Turqinë, në kishim parë protestat në parkun Gezi, ka burgosur gazetar atje. Ky është modeli që i serviret shqiptarëve. Miku ynë i madh tha Edi Rama pas vizitës në Turqi, por unë nuk e shoh që një kryeministër ka tagrin të na imponojë një mik.

Bushati shtoi më tej se Rama po i ofron tendera dhe koncesione turqve, pa asnjë garë por me vendime të drejtëpërdrejta nga “sarajet” e Stambollit.

Bushati: Mënyra se si Turqia e Erdoganit po infiltrohet në Shqipëri, ne sot flasim për një aeroport që do bëhet në Vlorë, për një linjë të përbashkët. Këto procedura si janë bërë duke ftuar të huaj të tjerë për këtë koncesion, apo janë tendera të mbyllur në sarajet e Stambollit. Psh. kemi deklaratën e Ramës, për Feton, komuniteti ndërkombëtar nuk ka një qëndrim, ka vetëm Edi Rama. Po të shikojmë pastaj mënyrën se çfarë trajektore kanë pasur mardhëniet personale Berisha –Erdogan, duhet të ishte një mësim shumë i mirë për Ramën. Erdogan është një njeri që thotë “o bëje si them unë o je armiku im”./TPZ.AL/

Share: