Home KRYESORE Çanin e shpallin të vdekur në 50 vjetorin e lindjes, reagimi do...

Çanin e shpallin të vdekur në 50 vjetorin e lindjes, reagimi do ju shkrijë së qeshuri

Në ditët e sotme qëllimi i vetëm i disa faqeve është thjeshtë të përfitojnë sa më shumë të ardhura dhe famë, duke mos e llogaritur se çfarë paniku shkaktojnë tek audienca apo personat e afërt të të gjallit që e bëjnë të vdekur.

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme! U përhap fjala se moderatori i njohur shqiptar Arian Çani, kishte vdekur, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Nuk kaluan shumë minuta dhe kjo situatë për Çanin u kthye në një humor të paparë nga vetë ai në emision e tij “Zonë e lirë”.

Është për tu thënë se “letra e vdekjes” që i kishin përgatitur në 50 vjetorin e lindjes, shkaktoi shumë të qeshura dhe batuta të hedhura nga Ariani i cili e lexoi postimin e bërë për vdekjen e tij live para të gjithë teleshikuesve të tij. Pra me pak fjalë nga ajo që pamë në emision na u krijua ideja që Çani e mori me shumë sportivitet dhe i falënderoi ata që e kishin shkruar letrën.

Një pjesë tjetër e cila shkaktoi po ashtu të qeshura ishte edhe mesazhi i Kastro Zizos që u lexua po nga moderatori. “Shumë e bukur letra Çani, po e deshe pronarin e faqes ta tregoj unë”, i shkruante Kastro, Arianit./360grade.al

Share: