Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u përfshi sot në replika me kryetarin e demokratëve Lulzim Basha i cili e akuzoi për lidhje me mafian e kromit dhe shkak u bë plagosja e minatorëve në Bulqizë. Në përgjigje të Bashës, Gjiknuri tha se lejet minerare janë dhënë nga ish-qeveria Berisha. Ai tha se kemi revokuar 150 leje, por po përballemi me gjykatat e korruptuara. Sipas tij, reforma në drejtësi do ti vërë fre edhe kauzave të opozitës.
Përgjigjen Damian Gjiknurit për gjykatat e kalbura ia ka kthyer numri II i PD, Edi Paloka. Në një status në facebook, Paloka thotë se ministri ka lidhje me drogën dhe krimin e organizuar dhe për këtë, ka dosje në prokurori.
Duket se pas Xhafës, PD do të merret më shumë me Gjiknurin siç e paralajmëron Paloka:
“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh per lidhjet e tua me drogen dhe krimin e organizuar. Gjithcka eshte e dokumentuar, ta dish se nuk te shpetojne dot per shume gjate Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos te vjedhin edhe shtepine e tezes ose ndokujt tjeter. Tik tak tik tak Damian….”
/Opinion.al