Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm i dyshuar terrorist në qendër të Parisit mbrëmjen e së shtunës. Autoritetet franceze thonë se ka qenë një person që qëlloi me thikë kalimtarët. Autori u qëllua për vdekje nga policia.
Autori ishte i lindur në vitin 1997 në Çeçeni. Kështu kanë thënë burime brenda Gjykatës për Reuters.
Sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” pasi vrau një kalimtar dhe plagosi katër të tjerë. Babai dhe nëna e sulmuesit janë marrë në pyetje nga policia franceze.
Ende nuk dihet nacionaliteti i sigurt, por dyshohet se ai ka qenë rus, sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia franceze./Opinion.al