Home KRYESORE Djegia e kosovarit në makinë! Kamerat e ‘karburantit’ zbërthejnë krimin

Djegia e kosovarit në makinë! Kamerat e ‘karburantit’ zbërthejnë krimin

Brenda një makine të shkrumbuar u zbulua nga Policia një kufomë e karbonizuar, i cili dyshohet se para se të digjej, është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rende ndodhi mesditën e të shtunës në fshatin Derven të Fushë Krujës.

Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë (në fundin e një are) dhe lajmëruan Policinë. Sot policia ka shoqeruar disa persona ne Komisariat, disa ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen dhe te dyshuar per krimin te cileet po merren ne pyetje.

Burimet nga grupi i hetimit thanë për “Panorama” se janë kamerat e një karburanti që ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Nga hetimet paraprake, mjeti rezulton në emër të shtetasit Xhafer Osmani, 57 vjeç, nga Mitrovica. Do të jenë rezultatet e analizave të ADN-së, ato që do përcaktojnë saktë se kujt i përket trupi që u gjet i djegur brenda makinës me targa të Mitrovicës, 02 960 SN.
Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, konkretisht më datë 29 prill 2018. Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit. Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur ngjarjen e rëndë po verifikon të gjitha pistat e mundshme, ndërsa po përpiqen të gjejnë prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur mbrëmë se nga të dhënat e mbledhura, ka dyshime se ky shtetas mund të ketë mbërritur në Shqipëri pasi ai kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori e tillë, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që i ndjeri të ketë pasur lidhje me një grua të zonës ku u gjet trupi, por pasi është zbuluar lidhja, ai është vrarë e djegur/Opinion.al

Share: