Quhem Martin Mano, jam diplomuar në Itali. Kam bërë specializimin për kardiologji. Punova në Veneto 2 vite, ndërsa në Janar lexova se ka vende pune në spitalet rajonale në Shqipëri, ku jepen edhe bonuse. Kam pasur gjithnjë dëshirë të kontribuoj në spitalin e qytetit tim, dhe ky ishte një stimul i mirë. Mora përgjigjen pozitive u ktheva në Shqipëri. Për momentin jamë në fazën e ambientimit, por shpresoj të bëj një gjë të mirë për Korçën, për shëndetësinë në Shqipëri”.
Kështu shprehet mjeku, në një video propagandistike postuar mëngjesin e sotëm nga Edi Rama në facebook. Kryeministri i vendit në përshkrimin e kësaj videoje, thotë: Kjo është dëshmia e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës”.
Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Janë të shumta rastet e shqiptarëve të diplomuar jashtë vendit dhe që janë kthyer në Shqipëri, për të punuar dhe jetuar.
Por janë të paktë ata që pranojnë të përdoren në video propagandestike të njërës apo tjetrës qeveri. Dhe dr. Martin Mano është një zë tejet i fortë kritik në rrjetin social, facebook. Disa herë ai bën statute që tregon realitetin dhe nuk përton as të akuzojë drejpërdrejt Kryeministrin… Ose më saktë ishte, nuk dihet si do të vazhdojë në të ardhmen.
Kështu, në profilin e tij në facebook, 10 ditë më parë (9 Maj 2018) Martin Mano poston një meme: “Rama tallet me të papunët dhe të sëmurë” dhe komenton: Aq mirë bën, për sa kohë që do ketë dele që blegërijnë!
Ky nuk është i vetmi status kritik i doktor Martinit, shihni më poshtë gamën e gjerë të postimeve kritike të doktorit që sot promovon programin kombëtar të qeverisë. /Opinion.al