Home KRYESORE Dy dokumentet e klasifikuara që mund të jenë grabitur në postën e...

Dy dokumentet e klasifikuara që mund të jenë grabitur në postën e Prokurorisë së Durrësit

Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen nr 11 në afërsi të postës së Durrësit. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë, por dyshimet e para janë aty kishte materiale të klasifikuara.

Përgjithësisht në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh: transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme ose dokumente të tjera nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Se çfarë është grabitur konkretisht, s’e thotë për momentin as policia. Në reagimin e saj paraprak thuhet se “shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta”./Lapsi.al

Share: