Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e shqiptares që u masakrua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj maroken në Itali. Viktima është Fjoralba Nonaj 34 vjeç. Ajo u godit disa herë me thikë nga bashkëshorti në sy të fëmijës së tyre 5-vjeçar. Prej disa muajsh çifti nuk jetonte bashkë për shkak se shqiptarja i kishte kërkuar divorcin. Kjo kërkesë e saj nuk pranohej nga burri maroken, i cili vazhdonte të kundërshtonte.
Krimi ndodhi në makinën e bashkëshortit të saj. Të tre; gruaja, burri dhe fëmija, ndodheshin brenda automjetit Chevrolet me ngjyrë të zezë. Pas debateve të shumta mes tyre, ai nxorri thikën dhe e qëlloi disa herë rresht. Fjoralba u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Ajo kishte plagë të shumta në kraharor, në qafë dhe në shpinë. Ndërsa autori i krimit shkoi vet në polici dhe u dorëzua. Ngjarja e rëndë ndodhi në Seregno në provincën e Monza-Brianza të Italisë./Opinion.al