Home KRYESORE Gjinishi “perplaset” me Bushatin: Gyleni shtet paralel në Shqipëri, Bushati: Rrezikohemi nga...

Gjinishi “perplaset” me Bushatin: Gyleni shtet paralel në Shqipëri, Bushati: Rrezikohemi nga tentakulat e Erdogan

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është zhvilluar një debat rreth eksportimit të konfliktit Erdogan-Gylen në Shqipëri. Sipas Gjinishit, ky nuk është një problem në Shqipëri por problemi qëndron se gylenistët kanë ndërtuar një shtet paralel në vendin tonë. Por analisti Andi Bushati, mendon se konflikti i Erdoganit me Gylenin po eksportohet në Shqipëri dhe se shteti ynë rrezikohet nga tentakulat e Erdoganit.

Gjinishi: Rreziku i Gylenit është se është organizatë okulte dhe krijon shtet paralel. Erdogani ka dalë në terren, ndërsa ky është i rrezikshëm sepse është i fshehur.

Bushati: Po t’ju dëgjosh ju dhe Erdoganin kur vizitoi Shqipërinë, keni thënë të njëjtën gjë, ruajuni nga këta njerëz se krijojnë struktura paralele, fuqizohen dhe ju prishin punë. Ne nuk e kemi ndjerë këtë rrezik në Shqipëri. Kjo çështje filloi të shtrohet jo se ne e ndjemë dhe e prekëm, por se qe një çështje që na u eksportuar nga Ankaraja. Unë fëmijën tim nuk e kam cuar në kolegjin turk, por shumë miq të mi që i kanë çuar, janë alarmuar. Ky debat erdhi si pasojë e trysninë Erdoganeske në Tiranë. Ne po merremi me një problem që nuk është yni por na e kanë imponuar si problemin tonë. Këtu fillon debati shqiptar për këtë cështje.

Gjinishi: E kisha bërë prezent këtë problem. Mos ngatërrojmë indiferencën e shoqërisë civile. Këta kanë qenë prezent dhe kanë krijuar shtet paralel.

Bushati: Se kemi ndjerë. Shteti shqiptar sot është i rrezikuar nga tentakulat e Erdoganit dhe jo të Gylenistëve, sepse në mënyrë okulte po merr aeroporte, linja ajrore.

Gjinishi: Kërkoja kryeministrit tënd, nuk po merren në mënyrë okulte.

Bushati: Të gjithë e dinë, se Edi Rama Rrugen e Kombit, tha nuk ja jap këtij sepse është gylenist. Strukturat Erdoganeske, po ndikojnë në vendimarrjen e Tiranës politike. Këtë gjë me gylenistët nuk e kam parë.

Gjinishi: Ju thoni se Rama u tërhoq sepse tenderin e mori një gylenist. Atëhere tregon se prezenca e tyre ekziston.

Bushati: Kjo është prezenca e trysnisë së Erdogani. Ai vjen këtu dhe i thotë vëllai Edi, duhet të më përjashtosh këtë njeri.

/TPZ.AL/