Imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për një fotografi me Papën, që i pari i vendit mban në zyrën e tij.
Musliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se do ta padiste Thaçin për këtë fotografi me udhëheqësin e 1.3 miliard katolikëve të botës, të shkrepur në Vatikan.
Ai ka kujtuar se Thaçi përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe se presidenca është e mbarë popullit.
Sipas tij, Thaçi, si president, nuk guxon të bëjë dallime fetare. /Express/