Home KRYESORE Kokaina në Durrës/ Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

Kokaina në Durrës/ Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

Është kapur pas 2 muajsh e gjysëm arrati, Arbër Cekaj, pronari i kompanisë ku zbarkoi kontenieri me 613 kg kokainë fshehur në banane.

Arbër Cekaj ishte larguar nga Shqipëria pak ditë para se në portin e Durrësit të konstatohej kontenieri i dyshimtë i ardhur nga Kolumbia si porosi e kompanisë Arbri Garden. Në kontenierin me banane u gjet e fshehur sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Për këtë ngarkesë deri më tani ishin në burg vetëm dy punëtorë, menaxheri dhe shoferi i kamionit.

Sot, Policia e Shtetit bëri të ditur arrestimin e pronarit të kompanisë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë në një urdhër arresti të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Njoftimi i policisë

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber Çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kuader te operacionit “last snow”.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Çekaj dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Sasia rekord e drogës u sekuestrua në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, më 28 Shkurt gjatë kohës që filloi shkarkimi.

Operacioni në bashkëpunim me policinë gjermane u paralajmërua më herët nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili nga Lezha tha se pasditen e kësaj të premteje priten dy operacione të suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet Gjermane dhe Spanjolle.

Po kështu, duket se dijeni kishte edhe ambasadori amerikan, pasi gjatë paradites së sotme u shpreh se ”

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen.

/Opinion.al

5

Share: