Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon në Prokurori kryetaren e bashkisë së Sarandës, socialisten, Floriana Koka.
Po kështu Inspektoriati ka kallëzuar edhe ish-kryetarin e Bashkise Sarandë Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikes Panajot Gunari.
Koka, Gjoka dhe Gunari janë paditur për “shperdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
“Zyrtaret janë pergjegjes për miratimin ne kundershtim me ligjin, te lejes se ndertimit ne favor te firmes “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit te kesaj leje per objektin “Kompleks multifunksional” ne zonen bregdetare, prane Kanalit te Cukes” thuhet në njoftimin për mediat të IKMT-së.