Policia e Kurbinit tenton te shoqërojë në Komisariat Kryetarin për të Drejtat e Lirisë z. Mark Palaj. Ky i fundit ka ndërhyrë gjatë një tentative të policisë së Kurbinit, në ambjetet e spitalit të Laçit, ku dhe ndodhej një 22 vjeçar i cili kërkonte të merrte mjekim.
22 vjeçari nga Kurbini gjatë drejtimit të mjetit kishte marrë disa lëndime të lehta dhe kërkonte të mjekohej, ndërsa disa efektivë të policisë me dhunë tentonin ta shoqëronin në komisariat. Disa qytetarë të pranishëm kërkonin të qëtësonin një situatë të tillë, madje Mark Palaj me detyrë Kryetar për të Drejtat e Lirisë, do të ndërhyrë me qëllim sqarimin e kësaj situate, duke ju prezantuar dhe pozicionin e tij.
Por kjo ndërhyerje do t’i kostonte kreut të të drejtave të Lirive, nga uniformat blu, ata janë sulur në drejtim të tij për ta shoqëruar tashmë atë në komisariat. Në këto momente ai sërish është prezantuar nga pozicioni i tij, por më pas policët janë tërhequr, ndërsa personi i ndaluar do të dërgohej për mjekim dhe më pas do të shoqërohej për të sqaruar shkaqet e aksideëntit. Por situata ndizet sërish teksa efektivët i sulen sërish Mark Palaj i cili fotografonte këtë ngjarje.
Grupi i policëve tërhiqet pas ndërhyrjes së njërit nga drejtuesit e komisariatit të Kurbinit. Situata më pas qetësohet, por ajo që mbetet shqetësuese ishte tentativa të shoqërohej një drejtues i Mbrojtjes së Lirive, i cili me iniciativën e tij dhe të drejtat që ja dhuron dhe ligji, kërkonte t’u vinte në ndihmë si të dëmtuarit ashtu dhe forcave policore.
Kryetari i të Drejtave të Lirive Mark Palaj ka apeluar pranë Qendrës së të Drejtave të Lirisë në Berlin “.
Më poshtë është apelimi si dhe fotot nga Mark Palaj.
Apelim!
Policia shqiptare i mohon te drejten e mjekimit spitalor, te sapo arrestuarit per shkak te aksidentit automobilistik
APPELLE !!!!
Albanische Polizei verëeigert Anspruch auf Krankenhausbehandlung, neuer Verhaftete ëegen Autounfall. fur Freiheitsrechte”.