Home KRYESORE Lamtumirë miku ynë Fatmir Hoxha! Nga Artur Roshi

Lamtumirë miku ynë Fatmir Hoxha! Nga Artur Roshi

Sot ndërroi jetë Fatmir Hoxha,kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara.

Kjo humbje më krijoi dhimbje sepse iku një mik i vërtetë me cilësi të veçanta.

Ai kishte kurajo që rrallë e ndesh në jetë,
inteligjencën dhe intuitën e përdorte me pozitivitet, maturia e tij të bënte për vete.

Është një humbje që më bëri të ndieja dëshpërim sepse në politikë rrallë takon njerëz plot virtyte si Fatmiri.

Do ta kujtoj si njeriun që sakrifikoi çdo gjë nga jeta e tij,në shërbim të antikomunizmit, sepse komunizmin e konsideronte si të keqen më të madhe të lirisë e të mirëqenies së Shqiptarëve dhe e të ardhmes së tyre.

Në emrin tim dhe të Ballit Kombëtar Demokrat i shpreh ngushëllimet djalit të tij Indritit dhe gjithë familjes Hoxha.

U prehsh në paqe Fatmir !

A.Roshi

Share: