Home KRYESORE LIVE/ Largohet mazhoranca, opozita zhvillon seancën e saj në parlament

LIVE/ Largohet mazhoranca, opozita zhvillon seancën e saj në parlament

Parlamenti i vendit ndodhet në kaos. Nuk u arrit të zhvillohej një seancë parlamentare për shkak se kryetari i seancës Gramoz Ruçi ndërpriste fjalën e deputetëve të opozitës me argumentin se ka mbaruar koha.

Seanca u ndërpre 3 herë radhazi dhe duke parë këmbënguljen e opozitës për të mos liruar foltoren, Ruçi hodhi në votim ligjet e rendit të ditës të cilat u votuan për 5 minta mes kaosit.

Qeveria dhe deputetët e mazhorancës u larguan nga salla dhe seanca u deklarua e mbyllur, por opozita vazhdon fjalimet e saj, e vetme në parlament, të cilat transmetohen vetëm në facebook.

Aktualisht po flet ish-kryeministri Berisha

Share: