Home Gjeo-Ekonomia Lonely Planet rendit Shqipërinë, Kosovën ndër “destinacionet më të mira”

Lonely Planet rendit Shqipërinë, Kosovën ndër “destinacionet më të mira”

Një nga guidat më të famshme të udhëtimeve, Lonely Planet, ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën në listën e saj të dhjetë destinacionet më të mira të pushimeve në Europë për vitin 2018.

Autor: BIRN

Lista e Lonely Planet e dhjetë “destinacioneve kryesore të këtij viti në Europë” përfshin Kosovën dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, ndër vendet që duhen vizituar në kontinent.

Faqja e internetit e Lonely Planet thotë se Kosova, e cila është përfshirë së bashku me Emilia-Romanjën në Itali, Kantabrinë në Spanjë dhe Frieslandën në Holandë, “mbeti disi pa pasur vëmendjen e shumicës së udhëtarëve”.

“Duke zhvilluar me vrull, kombi i dytë më i ri në botë mburret gjithashtu edhe me popullsinë mesatare më të re në Europë – dhe është pikërisht energjia e tyre që çon përpara zhvillimin e saj,” thotë ajo.

“Pjesa kosovare e Ballkanit – ku shtrihet edhe Rruga Dinarike – përmban peisazhe të thepisua e deri me efekt dramatik; adhurues të filmave çdo vit mblidhen për Dokufest, një festival i mirënjohur në qytetin e epokë osmane të Prizrenit; dhe kur udhëtimet dhe filmat mbarojnë, zona e Rahovecit e famshme për verat e saj të josh me më shumë se një duzinë vreshta,” shkruhet një guidën e udhëtimit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, përshkruhet si “një metropol i fuqishëm” me një vendndodhje fantastike “midis Bregut të Adriatikut dhe Alpet Shqiptare”.

“Një ditë tipike mund të përfshijë marrjen e teleferikut në qendër për të shkuar në pikën më të lartë të qytetit, Malin e Dajtit, për pamje panoramike, të shijosh ushqime në një bistro vendase dhe ta kalosh mbrëmjen nëpër bare me kokteje dhe butiqe markash në lagjen moderne të Bllokut, dikur zona e liderëve të korruptuar komunistë,” thotë Lonely Planet.

Lista e këtij viti e vendeve më të bukura që duhen vizituar në Europë përmban edhe Provencën në Francë, Dandinë në Skoci, Kikladhesi në Greqi, Vilniusi në Lituani dhe Lugina Vipava në Slloveni.

Vitin e kaluar në guidën e njohur të udhëtimeve përfshihej edhe kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, në listën e destinacioneve më të mira në Europë.

Share: