Home KRYESORE Lu largohet nga Shqipëria në verë, zyrtari amerikan e konfirmon

Lu largohet nga Shqipëria në verë, zyrtari amerikan e konfirmon

Ambasadori Amerikan Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në verën e këtij viti, për shkak të përfundimit të mandatit.

Lajmin e konfirmon Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan në detyrë, Matheë Palmer, në një intervistë për Mapo.

Ai është pyetur edhe mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, por Palmer ka thënë se përparesitë e politikës së Ëashington-it do të jenë të njëjta.

Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Lidhur me emrin e ambasadorit të ri, Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.

Share: