Një linjë ajrore direkte midis Palermos dhe Tiranës mund të fillojë së funksionuari në të ardhmen.
Lajmi vjen nga zyra e shtypit të ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili është në Palermo i shoqëruar nga homologu i tij kosovar, Dardan Gashi, duke zhvilluar takime me kryetarin e bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando dhe personalitete të tjerë të rajonit.
Kjo linjë pritet të lehtësojë lëvizjet e shqitarëve në përgjithësi, por edhe studentëve midis dy qyteteve.