Home KRYESORE “Me zë dhe me figurë”, Basha paralajmëron tjetër material për Xhafën

“Me zë dhe me figurë”, Basha paralajmëron tjetër material për Xhafën

Parlamenti nuk mundi as sot të zhvillonte një seancë normale. Lideri demokrat Lulzim Basha debatoi me Gramoz Ruçin për kohën në foltore. Seanca u ndërpre dy herë, fjalimi i Bashës u transmetua vetëm në facebook. Sapo mazhoranca u kthye në sallë, u largua opozita. “Nuk keni parë që akoma”, kërcënoi Basha duke cituar shprehjen e famshme të kryeministrit.

Pra, me sa duket priten të tjera materiale kompromentuese për ministrin e Brendshëm dhe vëllanë e tij.

“Ka prova me zë dhe figurë”, tha më pas Basha.

Dhe me tu larguar opozita nga parlamenti, zyra e shtypit njoftoi se “në orën 13:30 do të ketë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Partinë Dmeokratike”.

/Opinion.al

Share: