Home KRYESORE Miranda Rira:Bën thirrje për të ndihmuar familjen e Edmond Blloshmit që është...

Miranda Rira:Bën thirrje për të ndihmuar familjen e Edmond Blloshmit që është në mjerim!

Bashkia Përrenjas ka marrë në dorë fatin e familjes së Edmon Blloshmit nga fshati Gurrë i Quksit, bashkia Përrenjas, i cili jeton në kushte të mjerushme në një kasollë të rrënuar.

Edmondi është i sëmurë me azëm, kurse bashkëshortja e tij Merushe Blloshmi është e sëmurë me tiroide .Familja Blloshmi ka katër fëmij të vegjël, të cilët dy djem vijonë shkollën rregullisht, por jeta e tyre eshtë në rrezik, pasi kasollja ku jetojnë mund të shembet nga momenti në moment.

Dhoma e tyre e vetme ku flene dhe jetojne te gjithe bashke, eshte vetem një dhomë e vogël e mbuluar me teneqe, qe fut uje nga te kater anet, ku brenda saj jetojnë gjashte jete njerzish. Kjo kasolle ka plot 20 vjet sa vjen dhe rrënohet më keq. Para 6 vjetësh u shemb ajo pjesa matanë, thotë kryefamiljari Blloshmi . Kjo kasolle është vërtetë në një gjendje të mjerushme. Në vend të mureve kanë vendosur qylyma e tapetë të vjeter, mbase për të penguar shiun e erën, ose të mos i shohin kalimtarët. Edmondi dhe Merushja janë të pa punë. Ata jetojnë vëtëm me ndimën ekonomike që marrin .

Ka qënë pikërisht vetë kryetarja e bashkisë Përrenjas, Miranda Rira ajo që ishte pranë familjes për një vizitë në familjne Blloshmi e cila kur i pa në atë gjendje të mjerushme ka vendosur që te marre persipër ndërtimin e nje shtepi te re , në bashkëpunim me njerëz të zakonshëm, me biznesmenë të zonës, me emigrantë nga zona , me njerëz me zemër të madhe, qe kanë dëshirë të ndihmojnë këtë familje me sa do pak konributë që dëshirojnë .

Familja e Edmond Blloshmit është familja më e varfër e bashkisë Përrenjasit . Në një prononcim kryetarja e bashkisë Prrenjas Miranda Rira thotë se :bashkia Përrenjas së bashku me adminstradën e saj ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të re për familjen Blloshim . Rira thotë se ftoj të gjithë ata biznesmen , emigrantë deputet të zonës pa ngjyrime politike, njerëz të zakonshëm por që kanë një zemër të madhe të kontribojnë për të ndihmuar këtë familje pasi është vërtet në një mjerim të vërtetë .

Miranda thote se ata vec ndimës për shtëpi kanë nevojë dhe për ndihmë mjekësore, pasi Edmondi është i sëmurë me azëm dhe bashkëshortja Merushja është e sëmurë nga tioridet, ndaj do ju bëja thirrje të gjithëve ta ndihmojmë këtë familje që ta shpetojme nga kjo varfëri që i kanë mbyrthyer gjunjë më gjujë.Kryebashkiakia shprehet se së shpejti do te nisin punimet per nderriminin e shtëpise, por po presim që të mbidhen dhe disa fonde të tjetra dhe me pas nis puna, ndaj ju bej thirrje te gjitheve qe ti bashkohen nismes tone . Rira tha se të gjithë kontribuesit , do të kenë mundësi të vizitojnë familjen Blloshmi dhe te jenë dëshmitarë sesi ndihma e tyre ka ndryshuar jetën e katër djemve të vegjel./Era Cela

Share: