Home KRYESORE Në gjyq njerëzit që bënë me toka në Spille familjarët e ish...

Në gjyq njerëzit që bënë me toka në Spille familjarët e ish kryebashkiakut Elvis Rroshit

Prokuroria Kavajë dërgoi për gjykim dosje penale ndaj nëntë  zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të dyshuar për tjetërsimin e pronësisë së tokave në bregdetin e Spillesë.

Pas hetimeve të nisura në vitin 2017, me kallëzim nga kreu i qarkut të Tiranës dhe Komanda e Forcës Ajrore, prokuroria ka provuar se përmes 135 praktikave të falsifikuara, më shumë se 36 mijë metra katrorë tokë në bregdet janë përshkruar si pyll me qëllim që tu jepej personave privatë në mënyrë abuzive.

Pasi është bërë kalimi i tokës tek këta shtetas me anë të falsifikimit të dokumenteve, të akzuuarit kanë kryer edhe procedurat e shitjes duke finalizuar kështu tjetërsimin e thuajse gjithë vijës bregdetare të Spillesë në Kavajë.

Mes personave përfitues të këtyre tokave mësohet se janë persona të ndryshëm të lidhur me pushtetarët lokalë.

Në një rast sipas prokurorise, një përfitues që nuk ka asnjë dokumentacion, u ka dhuruar me deklaratë noteriale shtetasve Azem dhe Nazije Rroshi, familjarë të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, një sipërfaqe toke prej 4300 metra katrorë.

E njëjta skemë është përdorur për përfitimin e sipërfaqeve të tokës edhe nga familjarët e ish kreut të PS në Kavajë.

Të akuzuar për këtë çështje nga prokuroria janë ish krerët e hipotekës dhe punonjës të kësaj zyre në Kavajë, ish-drejtues të pushtetit lokal dhe të njësive vendore, por edhe juristë dhe persona të tjerë që kanë pasur rol në tjetërsimin e pronësisë së tokave.

Në gjyq

1-Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

2-Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

3-Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

4-Aida Gjoci, protokolliste pranë Hipotekës Kavajë, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

5-Asim Arkaxhiui, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P.Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

6-Aldo KILA, jurist, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

7-Ilir Kaja, ish-agronom në Njesinë Administrative Kryevidh i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

8-Agron Xhelezi, ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Spille, i akuzuar për veprën penale  “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 186/3 të Kodit Penal.

9-Nezir Lecini, ish-Shef i Zyrës Kadastres në Kavajë i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”  dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248  dhe 186/3 të Kodit Penal.


360grade.al

Share: