Home Approccio Italo Albanese Nga Cuneo në Tiranë, V2 hap filialin e tij dhe i pararend...

Nga Cuneo në Tiranë, V2 hap filialin e tij dhe i pararend ekselencës italiane me një klik në Shqipëri.

Në Shqipëri tashme ekziston dega e shkëlqyer që tashme nga fillimi i qershorit sjell domotikën italiane në vendin e Shqiponjave. Presidenti Livio Costamagna do të prerë shiritin së bashku me autoritetet italiane dhe shqiptare ne autostradën Tirane- Durrës direk pas QTU’se.

Përsosmëria italiane e teknologjisë në shtëpi e gatshme për të hyrë në një klik në shtëpitë dhe bizneset shqiptare që promovojnë automatizimin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe gjithashtu sigurinë. Iniciativa e Presidentit Antonio Livio Costamagna, themeluesi dhe udhëheqësi i Grupit me seli në Racconigi, në Piemonte te Italisë, hap si-parin e festes të Republikës Italiane me markën “Made in Italy” në prag të qershorit të parë në dy javë. Në fakt, V2 po përgatitet të vendosë flamurin e tij për here te dhjetë në tregjet strategjike ndërkombëtare, duke zgjedhur pikërisht Shqipërinë.

Në Tokën e Shqiponjave është ngarkuar me menaxhimin e V2 jo rastësisht Albert Jaku, shtetas shqiptar me një përvojë të gjatë pune në Itali si bashkëpunëtor i Presidentit Costamagna, dhe zgjedhja e filialit shqiptar – ekspozite autentike e teknologjive të konceptuara në selinë e Racconigi – është pozicionuar përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, direkt pas QTU, në portat e kryeqytetit shqiptar dhe në rrugën drejt aeroportit ndërkombëtar të “Madre Teresa di Calcutta”.

V2 e propozon veten kundrejt shqiptareve si një “integrues teknologjik” të vërtetë të shtëpisë dhe ndërmarrjeve te tyre, dhe tani me klikimin e pajisjeve të saj ndizet dhe fut në aksion krahët e një tregu me shpejtësi në rritje.

“Ne zgjodhëm Shqipërinë me të njëjtën filozofi dhe pas vendimeve të lokalizimeve tona të mëparshme qe kane bere te mundur të ishim të pranishëm në këndet e ndryshme të globit. Shqipëria eshtë në fakt një treg i aftë të zhvillohet përtej kufijve administrativë të shtetit dhe eshtë zgjedhur për të arritur në shtetet fqinje të rajonit të Ballkanit ” – thotë Presidenti Costamagna, i cili do të jetë në Tiranë më 1 qershor për të kryer ceremoninë e hapjes se filialit me inaugurimin në orën 17.00 dhe do të vazhdojë të shoqërojë të gjithë të pranishmit – qytetarët dhe autoritetet – deri në orën e darkës.

“Shqipëria karakterizohet nga një zhvillim i ndërtimit dhe infrastrukturës që krahasohet me atë të bumit ekonomik të Italisë. Një zhvillim vertikal ky që e bën adoptimin e teknologjive të sigurisë, automatizimit dhe kursimit të energjisë thelbësore. Filiali që inaugurojmë dëshiron të jetë, jo vetëm një vitrine, por edhe në një vend takimi për organizimin e takimeve B2B dhe vend komunikimi me klientët tanë, me institucionet dhe me territorin në përgjithësi “. Pikërisht për këtë arsye “zgjodhëm 1 qershorin për ditën tonë të inaugurimit, për të nderuar më mirë festen e Republikës Italiane, sinonim me një rilindje të inteligjencës dhe përsosmërisë pikërisht ashtu siç ndodhi 70 vjet më parë”.

Muaji qershor gjithashtu shënon dyfishimin e fluturimeve ajrore me kosto të ulët midis provinces se Cuneo dhe aeroportit Levaldigi e Tiranës, nga dy fluturime në katër brenda javës”, dhe kjo është një shenjë tjetër që tregon se ne synojmë të komunikojmë me publikun, klientët tanë dhe botën e biznesit piemontese në përgjithësi. Ne Racconigi, stabilimenti ynë, është disa kilometra larg aeroportit të Cuneos dhe po kështu edhe ketu jemi vendosur shume afer me aeroportin e Tiranës dhe, vetëm pak kilometra për të arritur në portat e Tiranës. Në tërësi, pak më shumë se dy orë janë te ndara nga njëra tjetra Racconigi dhe Tirana, që do të thotë se po ashtu edhe Shqipëria është bërë një treg me i afërt me Italinë dhe Piemonten. Prandaj, ftesa që unë do të dëshiroja t’u beja shumë miqve dhe sipërmarrësve të tjerë industrialiste, është të provojnë, sepse sfidimi i krizës, së pari do të thotë të eksplorosh tregje të reja me fluturime ne avionë… dhe me një klik “.

Dhjetë flamuj kombëtare te V2 që i kemi vendosur edhe në ftesën qe u kemi drejtuar autoriteteve italiane dhe shqiptare prezent në Tiranë dhe Shqipëri, marrin tiparet e topave te futbollit të kalibrit maksimal” sepse futbolli është mesazhi ynë për të goditur edhe ne tregjet e reja, me një filozofi të shëndoshë të futbollit i cili gjithmonë me ka frymëzuar qe djalë i ri- përfundon Costamagna – duke treguar se ne synojmë të frymëzojmë aktivitetet e Filialit tonë, të hapura për biznes, por edhe që synojnë mirëqenie sociale si dhe ekonomike “.

Share: